E diela poetike me poeten:Ilire Zajmi
TESTAMENT
Tim bir, Arbit
Të shkosh te sheshi i flamurit në Vlorë
Me hartën e grisur të atdheut në gji
Një grusht dhe Shqipërie aromë Kosove
Enin nga Çamëria të bukurën More
Numëro varret e hapura
Në qiellin pa yje të AtDheut
Natën e gjatë njëqindvjeçare
Flamurin e kryetrimit të ruajtur pesëqindvjet
Zjarrin e oxhakut, hirin e votrës
Djepin e foshnjave këngën e gurit
Besën e burrit gjëmën e motrës
Amanetin e të parëve tanë!
Kur të shkosh në Vlorë, ti biri im
Mos harro tokën që të dha emrin!
@ilirezajmi