Çaste poetike me poeten;- Besa Januzi REXHEPI

EDHE MALET FLASIN
——————————-
Këta gurë të rëndë me sheluj rrinë këtu,
Dhe këtu do të rrinë përgjithmonë,
Për historinë e vendit tim
Për legjenda e heroizma botës tregojnë.
Edhe malet flasin për dëshmorët,
trimat që në luftë heroitikisht ranë,
Luftuan e derdhën gjakun për liri,
Për flamurin jetën e tyre kurban e dhanë.
Edhe malet flasin për gjakun e derdhur
As nëntoka nuk mban ata që vdiqën për atdheun
Mos shkelni mbi gjakun e tyre o ju faqezi
Ju vret gjaku i shenjtë i atyre që ranë për liri.
Edhe gurët e varreve flasin
Nga lakmija e pasuria shpejt u verbuat
Zgjohuni o njerëz, thrret gjaku i tyre,
Të këqijat që kaluam shpejt i harruat.
Edhe malet sot po ushtojnë si në vaj
Me psherëtimë gjaku ju mallkon
Mjerë ai që sakrificën e tyre për liri
E keqpërdorë, e përbuzë dhe e harron!
/QendraPress/