Agjencia e Ushqimit këshillon që mos ta bleni një lloj të orizit që gjendet në tregun tonë
Një lloj i orizit është larguar nga tregu kosovar, si dhe është ndaluar përkohësisht importi i tij.Bëhet fjalë për orizin “Brown Rice Basmati organic 500g”.Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.“Orizi “Brown Rice Basmati organic 500g” është larguar nga tregu.Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar lajmërimin nga RASFF sistemi, për kontaminimin e orizit me prezence të Orchotoxine A (oharotoksinës A) të llojit “Brown Rice Basmati organic” 500 g. I paketuar me qese plastmase si produkt final në disa vende të Bashkimit Evropian, tregtuar edhe ne Kosovë. Menjëherë inspektorët e AUV-së kanë urdhëruar largimin nga tregu, ndalimin e konsumimit apo tjetërsimi në çfarëdo mënyre tjetër. Ndalimin e importit deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar Thaçi.