KQZ mban konferencën e parë: Janë hapur të gjitha vendvotimet

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për ditën e sotme, shkruan Reporteri.net.Zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi ka thënë se gjithçka ka filluar sipas planifikimeve.

KQZ njofton se sipas planifikimeve në orët e hershme është shpërndarë metaeriali i ndjeshëm“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sipas planifikimeve me planin operacional, në orët e hershme të mëngjesit dhe në kohë, është shpërndarë materiali i ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për në të gjitha qendrat e votimit”, tha ai.Ai ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit, 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime janë hapur në orën e paraparë“Sipas kontakteve të para që kemi me zyrtarët tanë në terren, procesi i votimit në këtë orë të parë është duke vijuar normalisht”, tha Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *