E diela me poeten: Shpresa Gashi Zurnacı

0

SHPËRNGULJE PLAGË E RËNDË

————————————————-

Zemrat e nënave shqiptare

U helmuan disave po thuajse edhe sytë ua verbuan

Prej pikëllimit të fëmijëve të vet

Që u larguan nga vendi përjetë

Tash ky vend gjëmon bërtet

Kosova nënë theret bijtë̈ e vet

Përse u larguat nga ky dhe

Nga më e shtrenjta e juaja fole

Përse vallë nuk e di?

O jo nuk e di

Mbeten shumë familje pa fëmijë̈ në shtëpi

Nëna loton në çdo skaj

Si pika shiu janë lotët e saj

Zemër e thyer për secilin njeri

E shkaktar kryesor është largimi i të shtrenjtës rini

Pse nuk lini trëndafilin e qetë të lulëzoj?

Pse nuk lini të riun ëmbël të ëndërroj?

Më fal oj nëna ime më fal

Shpeshherë̈ me thoshe kot puno

Tani punoj oj nënë punoj

Po në dhe të huaj si skllave o nënë!

Punoj që së paku të kemi bukë për të ngrënë

E mos t’i dëgjoj fëmijët duke qarë

Ma bën hallall oj nënë

Se kur të kthehem ndoshta s’do të gjej

Por vetëm varrin te mbuluar me bar

E pyeta edhe tokën

pse je kaq e molisur

Ah kjo tokë e zezë

frymën po ma zë

Djemtë̈ kur po më ikin

O sa fort më dhëmb

Gjithsesi do të kthehemi një ditë

Në vatrën tonë në vend ku jemi rritë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *