Hoti: Jemi në fazën finale të pandemisë, për disa javë vjen vaksina dhe fillon vaksinimi masiv i popullsisë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova tashmë është në fazën finale të pandemisë së shkaktuar nga virusi SARS CoV-2.Në mbledhjen e Komitetit për Menaxhimin e Situatës me COVID-19, Hoti ka deklaruar se për disa javë do të vijë edhe kontingjenti i parë i vaksinave anti-COVID për të filluar me vaksinimin masiv të popullsisë, shkruan Reporteri.net.Sipas tij, pavarësisht kritikave për sigurimin e vaksinës, Qeveria Hoti ka bërë të gjitha përgatitjet për të sjellë vaksinën sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe jo të hyjnë në lojëra për ta sjellë vaksinën nga vendet e Lindjes apo vaksina që nuk janë certifikuar nga shtetet e BE-së.“Jemi në fazën finale të kësaj pandemie. Për disa javë presim ardhjen e vaksiunave dhe të fillojmë me vaksinimin masiv, duke iu caktu saktë datën dhe orën kur do të vaksinohen. Edhe për vaksinën jemi kritiku, por i kemi bërë gjitha përgatitjet për të sjellë vaksinën sipas standardevbe të BE’së. Nuk kemi hy në lojëra për të sjellë vaksinën nga vendet e lindjes, dhe vaksina që s’janë certifikuar nga shtetet e BE-së”, ka deklaruar Hoti.Në mbledhjen e Komitetit, Hoti ka pasur fjalë të mira për ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadanin.Hoti ka potencuar se edhe kategorizimi i komunave në kuadër të masave është marrë si model nga vendet e tjera.“Jemi në muajt e fundit të përmbylljes së kësaj pandemie dhe të vazhdojmë me këtë ritëm. Në dy javët e fundit kemi pasur rritje në numrin e rasteve, por nuk shumë e lartë kjo rritje, duhet të jemi të mobilizuar me inspektoratin”, ka shtuar ai.