Intervista ekskluzive me poeten Nexha Reçica. -Shkruaj dhe i përjetoj bashkë me popullin tim,me ta, se jam pjesë e tyre e pandashme-

0

Qendrapress-Ju tashmë keni botuar dy libra’’Dashuri e pashkruar’ dhe posa ka dalë edhe libri i dytë me titull “Shiu i fshiu gjurmët e para”.Si ndiheni tani më kur lexuesi ju ka komplementuar bukur shumë?

Nexha Reçica -Edhe pse janë shkrime të shkruara kaherë, shumica të kohës studentore, ku ndoshta atëherë do të ishin më aktuale dhe do të kishin një vlerësim tjetër, mua më vjen mirë, që dhe tani janë pritur mirë. Ndoshta pak kam qenë skeptike në lidhje me vlerësimin  e poezisë sime, të them të drejtën se nuk e prisja që aq shpejt do të bëjë bujë. Tani ndjehem e kompletuar dhe se lexuesit me vlerësimin e tyre më kanë obliguar që unë të mos i ndaloj shkrimet. Më kanë dhënë shkas që edhe më tepër të angazhohem, në mënyrë që ata mos të ndjehen të zhgënjyer nga unë.

Qendrapresss-A janë këto krijime artistike apo, ka pjesë të jetës Suaj shkruar në vargje?

Nexha Reçica – Ate që e ndjen, përjeton populli im, atëherë ajo rri mbi supet e mia dhe e bartë ngado që shkoj. Sado që poezia është personale, ngjarjet e shumta, e fatkeqësisht edhe ato tragjike që atdhetarët e mi i bartën gjeneratë pas gjenerate, nuk të lënë qetë që t’ju ikësh atyre. Shkruaj dhe i përjetoj bashkë me ta, se jam pjesë e tyre e pandashme. Kjo nuk do të thotë se unë skam edhe përjetime personale. Të gjitha janë në një brumë të përbashkët e që quhet art.

Qendrapress-Sa vlerësoni artin e poezisë , a ka poezi apo tashmë kur mungon kritika letrare , po krijohet vetëm art për ‘’pëlqime’në rrjete elektronike ,apo art i mirëfilltë?

Reçica- Unë e dua poezinë dhe nuk më pengon edhe atëherë kur nuk ka vlerë. Shkruesi ka përjetuar diçka dhe ka bërë përpjekje për të shtuar letërsinë. Edhe pse, ndoshta duket në shikim të parë dhe se hamend plot lexues, se çka të lexoi, dhe menjëherë pas kësaj ii kë letërsisë së huaj, mendoj se edhe ky lloj i poezisë i duhet letërsisë sonë. Arsyeja është se çdo shkrim i gjen lexuesit e vet. Tek ne në Kosovë, sundimi shekullor e ka arritur qëllimin duke e sakatosur arsimin, shigjetë e goditur për nënshtrim. Fatkeqësisht edhe sot, për çudi kemi ngecur aq larg, saqë është e mjaftueshme për disa që të lexohen shkrime të pavlera. Andaj për këtë arsye mendoj se nuk duhet t’i gjykojmë shkrimet e tilla, meqenëse e gjejnë vendin e vet. Por ato nuk do t’i rezistojnë kohës.

Qendrapress-Kur është sipas jush arti i krijimtarisë poetike, dhe emrat që botojnë e defilojnë në letërsi a paraqesin vlera të mirëfillta letrare?

Rexha Reçica- E thash edhe më parë, se poezia duhet të stoliset me art, ajo pa art do të kalonte në një zhanër tjetër. Secili jep kontributin e vet, aq sa ka fuqi. Nuk do t’i dalloja me emra. Vet koha do të bëjë një ndarje të tillë, atëherë kur nuk do të jemi ne dhe se vlera do të defilojë vet. Fatkeqësisht, për momentin kemi më shumë vrap pas emrit, sesa pas shkrimit.  Por, me kalimin  e kohës, atëherë kur dhe do të kemi edhe lexues të mirëfilltë, do të ndahet vlera nga mosvlera pa zëra e zhurmë që po dëgjohen sot. Edhe pse s’ka poezi të përkryer, por përafërsisht t’i afrohet vlerës.

Qendrapress- kur flasim për librat tuaj, në thuaj ku e merrni motivin dhe, frymëzimi Juaj a është mesazh jete më shumë apo mesazh aktualiteti?

Nexha Reçica-Meqenëse, ne që shkruajmë ndjehemi më ndryshe nga të tjerët, motivi është pjesë përbërëse e jetës sonë, që shërben si bërthamë që i bashkëngjitet organizmit të subjektit apo objektit për të cilin shkruajmë. Motivet janë zakonisht prej më të ndryshmeve, varësisht ndjesia dhe ngjarja që kemi pranë.

Qendrapress-Poezia e tanishme ku mund të renditet pas një kohe. Sepse tani vetë krijimet kanë forma të ndryshme dhe shkruhen me stile po kështu të ndryshme?

Nexha  Reçica-Jeta e përditshme sjell të papriturat, të cilat i përjeton shoqëria si tërësi, ndërsa ne përmes shkrimeve i vemë në jetë.

çdo poezi duhet të ketë një mesazh, i cili duhet të përcillet për shumë gjenerata, që të mund të frymoi.

Qendrapress – Po e përmbyllim intervistën me numrin simbolik 7. Sa mendon se simbolika e metafora është pjesë e poezisë aktuale. Ju cilin nga poetët e çmoni dhe cilën nga stilet e poezisë i lexoni më me ëndje?

Nexha Reçica-Pasi se nuk kemi kritikë letrare të mirëfilltë, atëherë vet koha do t’i radhis aty ku e kanë vendin. Disa do të zbehen apo edhe harrohen me kohën, por pjesa tjetër do t’i qëndrojë çdo kohe. Sa i përket stileve të ndryshme, kjo më pëlqen, pasi se ato janë një hulumtim i ri që ka pasuruar letërsinë tonë, e që  sot dhe në të ardhmen lexuesit do të kenë rast të zgjedhin atë që ju pëlqen.

Intervistoi:Q.THAÇI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *