E diela me poeten ;Manushaqe Hoxha Laçi
Mes dëborës
—————————–
Seç na zuri kjo dëbora
nëpër fusha duke shëtitur
Faqe skuqura porsi molla
me trupin tim rrije ngjitur
Bora zbardhte me ngadalë
male, kodra, fusha e brigje
Baluke derdhura mbi ballë
prush yt borën e shkrinte
Mbi gërshetin tënd të gjatë
bora binte pa pushim
Tek prekja gushën e bardhë
zemra rrihte me rrëmbim
Qerpikët e gjatë si hala pishe
strehë mbi syrin e shkruar
Buzë e nxehtë akullin digjte
flokë bore s’kishte qëndruar
Dora-dorën fort shtrëngonte
syri-syrit ngulte vështrime
Bardhësia e borës vezullonte
kur në bebëzën e zjarrtë binte
10. 03. 2021