Kurti e Osmani nisin sot konsultat për krijimin e Qeverisë së re

0

Dy liderët e partive opozitare,  Enver Hoxhaj  partisë Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i AAK-së sot do të takohen me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit Albin Kurti e Vjosa Osman për të biseduar rreth krijimit të institucioneve të reja.Kurti e Osmani e kanë ftuar në takim edhe kreun e LDK-së, por meqë kjo parti tek dje zgjodhi kryetarin e saj ata nuk do të shkojnë në takim.Në një përgjigje për Gazetën Online “Repoteri.net” nga kjo parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë për Reporterin se në takim do t’i bëjnë të njohura qëndrimet rreth formimit të insitucioneve.“PDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë Bytyçi.Përgjigje pozitive për takimin me fituesin e zgjedhjeve kanë dhënë edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi nga kjo parti.“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Ve tendosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, theksohet në njoftimin e AAK-së.Lideri i VV-së e Osmani u kanë dërguar tri letra liderëve të PDK-së, LDK-së e AAK duke u kërkuar takim me qëllim të konsultimit për formimin e institucioneve.Në letër ata u kanë caktuar datën dhe orën kur dëshiron t’i takojë ndaras tre liderët e tjerë.
Po ashtu në letër Kurti e Osmani kanë përcaktuar edhe formatin e vendin se si e ku do të mbahen këto takime.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe e propozuara për presidente nga lista e VV-së, Vjosa Osmani, kanë ftuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, për një takim sot më 15 mars në ora 11:30.

Ndërsa me të parin e AAK-së, Ramush Haradinajn, VV’-a planifikon të takohet në ditën e njëjtë në ora 13:30.

Kujtojmë se fitues i zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, është Lëvizja Vetëvendosja me 49.9 % të votave të fituara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *