Në festën e poezisë, nga poeti ;Qazim THAÇI
Ty e poezisë mbretëresha të kësaj bote
——————————————————–
Kur poezia e Albana kanë ditëlindjen
Sikur rizgjohet muza e krijimit të vargut hyjnor
E i dërgojmë një të falë të Madhit Fishtë
Na fal jetën e përditshme ti o Zot i mirësisë
E kur me vargje krahaqafë nisim të shkruajmë dhembjen
Më ikin vargjet në Hamburgun e largët, atje ku im at
Shkruante ëndrrat e së ardhmes për Kosovën martire
E Nana ime pyeste ‘’a po shkunden plakat’’ në këtë syvere.
Kur poezisë e Albanës i vijnë datëlindjet jo për një ditë
Në Prizrenin e besëlidhjes ridëgjojë këngë për Rrushe Rexhën
E thur vargje për ty e poezinë mbretëresha të kësaj bote.
Se kjo botë ka kaq shumë dashur,i e kaq shumë pabesi