Nga 2000 Euro gjobë për të gjithë anëtarët e Bordit të ShSKUK-së që e shkarkuan Basri Sejdiun nga pozita
Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka dënuar me nga 2 mijë euro anëtarët e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës.Siç tregon dokumenti i siguruar nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, arsyeja e këtij ndëshkimi është shkarkimi i kundërligjshëm i ish-drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu.Xhevat Jakupi, Aida Rexhepi, Diana Dafota, Sadete Hadri, Agreta Gashi dhe Enver Gashi, janë gjobitur për moszbatim të vendimit të datës 21 korrik të vitit të kaluar, që i obligonte ta anulojnë këtë vendim.Më 20 korrik të vitit të kaluar, Inspektorati i Punës kishte kërkuar që të anulohet vendimi i Bordit për shkarkim të Sejdiut, por këta të fundit nuk e kishin përfillur këtë vendim.Ndonëse nuk e kishin zbatuar këtë vendim, Bordi ka drejtuar ankesë në shkallën e dytë të Inspektoriatit të Punës, për të cilën ky institucion e kishte refuzuar këtë ankesë.“Vendimi i Bordit është në kundërshtim me dispozitat e nenit 70, paragrafi, 1.5, 1.6.1, 1.61. të anulohet vendimi i Bordit të ShSKUK-së, që mbanë datën 06.07.2020 për shkarkim nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKUK-së, Basri Sejdiu”, thuhet ndër të tjerash në vendimin e Inspektoratit të Punës.Sejdiu, që në kohën kur ishte shkarkuar e kishte quajtur vendimin si krejtësisht të padrejtë dhe të ndikuar politikisht ka deklaruar se anulimi i vendimit për shkarkimin e tij “konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK”. Sejdiu, që në kohën kur ishte shkarkuar e kishte quajtur vendimin si krejtësisht të padrejtë dhe të ndikuar politikisht ka deklaruar se anulimi i vendimit për shkarkimin e tij “konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK”.Sejdiu kishte filluar punën si drejtor i SHSKUK në vitin 2017 dhe e kishte mbajtur këtë pozitë deri kur u shkarkuar në mes të pandemisë, gjatë këtij viti.