Çaste poetike me poetin;-Fatmir ÇITAKU

LIRIA KA EMER
—————————
Shekuj e dekada u vranë e luftuan
I dham bij e bija më të dashurit e mi
Mos ma prekni fjalen e besen e dhën
Mos ma prekni të shtrenjëten Liri
Kur fjala shqipe e mbajti mëmëdheun
Me më të paret stergjyshrit tanë
Me gjakun mbuluam token e su dorzuam
Ta mbrojm mëmëdheun të dashurin vatanë
Në kohra të vjetra u dëgjua zëri
Se të gjallë a të vdekur vendin do ta mbrojm
Kur dham betimin se do të bashkohemi
Do vdesim o mëmëdheun kurrë së do ta lëshojmë
Nëpër shekuj e vite kurr su ndal trathëtija
Por kurr su mbraps nga idealet shqiptari
Mos ma prekni lirin se e fitova me gjak
Që nga pellazgët e deri te shqiptari.
Lirija ka emer u fitua me gjak
Nga motra e vllazer që ran për liri
Mos ma prekni lirin e gjakun e Dëshmorve
Se këtu ësht Kosovë por i thonë Shqipëri
/QendraPress/