Haxhi Avdyli: Nesër e votojmë Vjosa Osmanin presidente
Deputeti Haxhi Avdyli thotë se Vjosa Osmani do të zgjidhet ditën e nesërme presidente e vendit. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Avdyli ka arsyetuar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend. Thotë se nuk do të ketë zgjedhje të reja.“E riamendamentojmë Ligjin për zgjedhjet, e nesër e votojmë Vjosën për Presidente. Ska zgjedhje, krijohet stabiliteti institucional”, thotë Avdyli.“Opozita konsolidohet, Qeveria vazhdon punën. Zgjedhjet bëhen pas 4 vitesh , me reformë të thellë zgjedhore. Kaq”, shkroi ai në Facebook.