E diela me poeten:Mirvete Kabashi Leku

0

THERANDË

——————

26 Mars 2014

Therandë heroike

Qëndro ballëlartë!

Ashtu si qëndrove

Për gjithë këto vite,

Në pritje të gjatë.

Ah, sa dhembje –

Sa lot – sa mall!

Me shpresë në pritje

Për nanë e babë

Për motër e vëlla

Për foshnje në djep

Që shpirti me vite

përvëlon e djeg!

Therandë martire!

Hapi duart

Merr eshtrat e më të dashurve tu

Shtrëngo, mallin e pesëmbëdhjetë viteve…

Ah, atdhe, Dhe i Atit Mbill, Lulëkuqe Kosove

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *