Bashkim i Kosovës me Shqipërinë, Republika Srbska i bashkohet Serbisë: Publikohet dokumenti që kryeministri slloven i dërgoi BE’së

0

Një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila përfshinte ndryshim të kufijve ishte temë shumë prezentë në Kosovë, në kohën sa president ishte Hashim Thaçi. Edhe pse pretendohej se ekzistonin dokumente për këtë, asnjëherë nuk u publikua ndonjë deri sot. Tani ka disa ditë që në mediat sllovene flitet për ekzistimin e një dokumenti, që kryeministri i këtij shteti i kishte dërguar BE’së, e ku flitej për ndryshim të kufijve në Ballkan. Kjo letër sot është publikuar nga mediumi hulumtues nga Sllovenia, ‘Necenzurirano’, i shkruar në anglisht e që përmbanë disa pika. Ato flasin për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, aneksim të Republikës Srbska nga Serbia, pra bashkangjitje me këtë shtet, si dhe opsion bashkimi apo rirregullimi të territoreve kroate që janë pjesë e federatës boshnjako-kroate, pjesë e Bosnje e Hecergovinës.Sllovenia, theksohet, se ka mbështetur nismën diplomatike të Kroacisë në lidhje me Bosnjën, e që iu bashkuan edhe Hungaria, Greqia, Bullgaria dhe Qipro.Nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nëse Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, mori këtë “non-paper” nga Sllovenia.Mediumi slloven “Necenzurirano” ka publikuar përmbajtjen e dokumentit jozyrtar diplomatik “non paper” i cili pretendohet se është dërguar nga Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha në Bruksel, në të cilin ai paraqiti ide për ndarjen e Bosnje dhe Hercegovinës, aneksimin e Republikës Srpska dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *