Avokati i Thaçit ankohet se nuk i janë dhënë aplikimet e 17 personave që u paraqitën si viktima të UÇK-së
17 persona janë paraqitur si viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Zyra për Pjesëmarrjen e viktimave para disa ditësh rekomandoi që të gjitha këto aplikime të mblidhen vetëm në një grup.Për t’u siguruar që nuk do të ketë konflikt interesi, Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave në Gjykatën Speciale kontaktoi një nga një personat që u paraqitën si viktima të UÇK-së në rastin e gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë, njofton Insajderi.Një veprim i tillë i Zyrës është bërë për shkak se Gjykatësi Paraprak ka konstatuar se klasifikimi në dy apo më shumë grupe duhet të bëhet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, dhe shumë të ndryshme mes aplikantëve.E mbledhjen e tyre në një grup e ka përkrahur edhe avokati i Hashim Thaçit, David Hooper. Ky i fundit po ankohet se mbrojtja nuk i ka ende aplikacionet e viktimave, mirëpo se në bazë të përshkrimeve të Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave, Hooper thotë se mbledhja në një grup do të ishte e arsyeshme.“Ndërsa kërkesat e viktimave nuk i janë zbuluar mbrojtjes, ndryshimet e identifikuara nga VPO midis aplikantëve (përkatësia etnike, gjuha ose vendndodhja gjeografike) nuk duket të përbëjnë konflikt interesi që garanton përfaqësim të veçantë ligjor në përputhje me rregullin 113 (8) të rregullave.Mbrojtja më tej bie dakord që rrethanat në të cilat gjyqtarët e GJND-së caktonin përfaqësuesit ligjor nuk zbatohen në rastin konkret, ku aktualisht janë vetëm 17 aplikantë për viktima”, thuhet në parashtresën e avokatit të ish-presidentit, shkruan tutje lajmi.net.Në këtë kuadër, Hooper ka kërkuar që për të gjithë aplikantët, të caktohet një përfaqësues ligjor.“Mbrojtja më tej vëren se emërimi i një përfaqësuesi të përbashkët ligjor për të gjithë aplikantët aktualë të viktimave është në interes të administrimit të drejtë, por efikas të drejtësisë, dhe është në përputhje me Rregulloren 113 (8) të Rregullave, dhe Vendimin Kornizë për Viktimat”, thuhet tutje në parashtresën e Hooper.Në këtë formë, është bërë e ditur se nëntë nga aplikantët jetojnë në Serbi, tre në diasporë(në vende të ndryshme të botës), teksa pesë jetojnë në Kosovë, prej të cilëve një është folës i gjuhës serbe.Bazuar në rrethanat dhe përkatësinë etnike, vetëm një nga 16 aplikantët ka kundërshtuar që të jetë i selektuar në një grup me të tjerët. Ai ka kërkuar që të jetë i veçuar pasi që grupimi me të tjerët në këtë situatë do të mund të përbënte një konflikt interesi