Vdes prodekani i Universitetit të Gjakovës, i cili u aksidentua në Shqipëri

0

Fitor Ollomani, prodekan në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Fehmi Agimi” në Gjakovë, ka ndërruar jetë pas një aksidenti. Aksidenti tragjik ka ndodhur në Milot të Shqipërisë, aty humbi jetën 35 vjeçari. Lajmin tragjik e ka kumtuar rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani. “Në emër të studentëve dhe stafit të UFAGj-së i shpreh ngushëllime familjes, të dashurve, studentëve dhe të gjithë të afërmve. Pusho në paqe Profesor”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *