Tërmkolli: UDB nuk i vriste enveristët komunistë, por intelektualët nacionalistë
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka deklaruar se UDB e Serbisë “nuk vriste enveristë, por intelektualë dhe nacionalistë”.
Kjo deklaratë e saj erdhi pasi profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka deklaruar se nëse “Jusuf Gërvalla do t’i shpëtonte atentatit do të ishte enveristë si dhe njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës”.“Njeriu me shpirt të lirë nuk mund të jetë rob i ideologjive e aq më pak i ideologjive e diktaturave si ajo komuniste enveriste”, iu përgjigj Tërmkolli, Blerim Latifit.Ajo për Jusuf Gërvallën tha se “ishte intelektual i shquar i asaj kohe”.Debatet për Jusuf Gërvallën lindën pasi Partia Demokratike e Kosovës po kërkon shkarkimin e vajzës së tij, Donikës, që është kryediplomate në Qeverinë Kurti.Kjo për shkak se në vitin 2015 Donika Gërvalla kishte akuzuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vrasjet e pasluftës. /Insajderi.com