Arben Vitia shkarkon kryeinspektoren dhe kryeshefin e AKPM-së

0

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shkarkuar nga detyra Nora Krasniqin dhe Ardian Rugovën. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shkarkuar nga pozita kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor, Nora Krasniqin, si dhe kryeshefin e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Ardian Rugoven.Krasniqi dhe Rugova kanë mbajtur këto pozita në cilësinë e ushtruesit të detyrës.Gazeta Shenta shkruan  se shkarkimi i tyre vjen për shkak të performancës së dobët. Në vend të Rugoves, sipas kësaj gazete,  është emëruar Arian Krasniqi.Ndërsa në vend të Krasniqit në krye të Inspektoratit Shëndetësor është emëruar Shaban Osmanaj, i cili deri më tani ka mbajtur pozitën e u.d. kryeinspektorit farmaceutik.Kujtojmë se për pozitën e kryeinspektorit Shëndetësor ishte hapur konkurs i brendshëm në janar të këtij viti në kohën kur MSH udhëhiqej nga ish-ministri Armend Zemaj. Osmanaj ishte një nga pretendentët në këtë konkurs. Ndryshe ai njihet edhe si person i afërt me LDK-në si dhe ish-ministrin Zemaj, të cilit i thurte lavde edhe në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *