Respekt pa fund për diasporën, por jo për shpifësit që se njohin realitetin e Kosovës- Shkruan;Kastriot Krasniqi-Has
Reagim ndaj shpifjeve të kryetarit të LDK në Gjermani Osman Ferizi.
Po e fillojë me një thënie të vjetër shqiptare se burri fletë me burrin, Se fjala burrit me fëmijë krijon alergji’’.Prandaj, kundërpërgjigja e z. Osmanit ndaj gjeneral Hisen Berishës , vërtetë duket shumë patetike bile edhe dëshpëruese. Pa dashur të luajmë rolin e avokatit për asgjë, por këto parulla se SHIK-u është kriminale dhe se ka vrarë veprimtarë të LDK-së e gazetarë, e sidomos tani kur çlirimtarët që tani gjenden padrejtësisht në Hagë, kjo secilin lexues edhe mundet të dërgojë në dehidrim moral . Sepse nëse ai i paska të njohur dorasit duhet urgjentisht ët vije e të dëshmojë. Mirëpo me këtë rast desha të ia kujtojë një deklaratë të hershme të Komandant Drinit dhënë po pikërisht në ‘Bota sot’’ në vitin 2000, kur pohon se këtu në Kosovë, ka mbi 34 sigurime të huaja e më i vështiri është ai i Serbisë. Kjo deklaratë e atij vizionari jep shumë për të folur,Kurse deklarata e gjeneral Hisen Berishës është një fakt i dëshmuar e i ditur edhe nga të tjerët, Por ju Osman Ferizi , atje nga Gjermania që keni ikur para lufte e nuk e keni pa luftën as në tv, e keni lehtë të shkruani e të deklaroni kaq pa përgjegjshëm, Por lufta e çlirimtarëve është vetë mrekullia e kësaj bote për Kosovën, këtë e dinë të gjithë ata që kanë logjikën e të menduarit. Serbia ka vrarë mijëra burra e gra , fëmijë e pleq e ata ju nuk i përmendni kurrë, por mundohesh të shpif gjëra të paqena dhe kërkon të krijon vetëm ndarje politike këtu, Po të kishit qenë në Kosovë e kishit pa nga afër të vërtetën dhe do ta kishe ndier vlerën ashtu edhe siç e the se ke respektuar gjeneral Hisen Berisha. Ai është po ai dhe e vërteta siç duket ty po të vret, por ajo është një dhe një do të mbetet para; ligjit, njeriut dhe Zotit. Mos u mundo ta prishësh imazhin e atyre në diasporë sepse ata janë pjesë e këtij atdheu, e ju mos i helmoni të rinjtë e diasporës me shpifje e me gënjeshtra/qenedrapress.,com/