Theren me thikë dy nxënës në Drenas, dërgohen për mjekim në QKUK
Dy nxënës janë sulmuar me thikë në Drenas.Deri të therja me thikë erdhi pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur mes tyre dhe dy të tjerëve të cilët edhe i sulmuan me thikë.Policia e Kosovës njofton se dy të plagosurit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (nxënës), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktima meshkuj kosovarë (nxënës), të cilët janë duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.]Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.