Varianti afrikan i coronavirusit, Sadiku: Përhapet më shpejt, pacienti i konfirmuar po trajtohet me oksigjeno-terapi
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka bërë të ditur se varianti afrikan i coronavirusit përhapet më shpejt, ndërsa tha se pacienti i konfirmuar me këtë variant është pranuar më 4 qershor në Klinikë dhe po trajtohet me oksigjeno-terapi .Sadiku në një konferencë për media tha se gjendja e pacientit është stabile. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Infektivësh tha se në total me coronavirus të shtrirë në spital “… Ne jemi të obliguar të përgatitemi për trajtimin që kanë nevojë për hospitlaizim. Rënia e numrit të rasteve ka ndikuar që të zvogëlohet numri i të hospitalizuarve dhe sot kemi 20 pacientë me Covid”. Ndryshe, sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar praninë e variantit afrikan të coronavirusit.