Më 15 qershor nis vaksinimi masiv i qytetarëve, deri në fund të vitit pritet të vaksinohen rreth 70 për qind e popullatës

0

                            Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve me vaksinën antiCOVID, ku sipas planit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, më datën 15 qershor pritet të nisë vaksinimi masiv i popullatës.Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Telegrafin se janë duke punuar me komunat që të jenë gati për të filluar këtë proces më 15 qershor.“Ministria e Shëndetësisë ka hartuar Planin e Veprimit për vaksinim masiv të popullatës, që duhet të nis nga data 15 qershor. Plani është i publikuar në web tek rubrika COVID-19. MSH po punon me komunat që kapacitetet humane, logjistika dhe çështjet e tjera të jenë gati për të filluar këtë proces, që synon vaksinimin e 60 – 70 % të popullatës që duhet vaksinuar deri në fund të këtij viti, me vaksinën kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së të dhënë për Telegrafin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *