Vetëm njëherë

—————————

Ka kohë që prisja ta shuaj mallin

Me një mbyllje sysh ta ndieja dashurinë e mbetur peng.

Perpëlitesha si puterkë me ndiesinë e pritjes pêr të marrë freskinë e një dite të ngrohtë vere në buzët tua.

Dëgjova një fjalë shpirti deportuar në guaskë veshi.

Si valëz lumi, përmbylla këngèn e pritjes, të larë me lotin e vesès mbi zambakët e ujit.

12.06.2021

Valbona R.Hadri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *