E diela poetike me: Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër

0

QYTETI NË HESHTJE

———————

Eci rrugëve plot qetësi,

Brenda në shpirt të vretë kjo monotoni,

Pyes veten vallë: Athua ka këtu njeri?

Përgjigje nuk gjej asesi!…

Ku shkuan rinia?!

Ku mbeti gjithë ai gjallërim!?

Qyteti duket tani si i shkretë,

Nuk takoj shokë as shoqe s’di ku janë tretë!

Ku mbetën ata fëmijët e lagjes,

Që dëgjoheshin duke luajtur,

Tërë lagjen trazonin zërat e bukur gazmorë,

Tani asgjë nuk dëgjohet – asnjëri nuk fol!

Ku mbetën cicërimat e zogjve?

Që cicëronin në dritaren time,

Athua edhe ata kanë ikur me njerëzit!?

Se s’ka kush t’i jap ushqimin!…

Sa e sa pyetja vetes i bëra,

Për qytetin tim të fëmijërisë,

Ku aty rrita shtatin në atë vend të bukur,

dhe ëndërroja ëndrrat e vajzërisë…

Qyteti im sa shumë më paska marrë malli,

M’i ngjalle gjithë ato kujtimet e bukura,

Qenkam verbuar nga mërzia për së gjalli,

Këtë ndjenjë të papërshkruar e përjeton veç mërgimtari!…

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *