ShB “Sharri ” në jubile të 70 vjetorit të themelimit
ShB “Sharri ” në jubile të 70 vjetorit të themelimit organizon dhe realizon me sukses ngjitjen tradicionale të 21-të në majën e Korffit(Vrtopit) 2555m/lmd.
Falemnderojmë pjesëmarrësit nga të gjithë trevat Shqiptare, sidomos vlen të ceket diciplina dhe fryma sportive bjeshkatare e manifestuar gjatë aktivitetit.
Në maje arritën rreth 150 bjeshkatarë, fotografia e përbashkët e majës madhështoi qëllimin e të gjithëve. Një grup i bjeshkatarëve ngjitjen te liqeni i Karanikollës, pastaj vazhdojnë kthimin duke e ngjitur edhe majën e Karanikollës 2409m/lmd.
Ngjitjet e realizuara në grupe të mëdha dëshmojnë për kultivimin e shpirtit sportiv dhe një shoqërie të shëndoshë. Falenderime të posaqme për sponzorët tanë që gjithmonë gjindet afër nesh: Kuvendi Komunal i Prizrenit, Mishtore Edin 1, Golden Eagle,Kompania Abi. Restoran Alhambra te Syla,Restoran Ajdo.
Të dhënat teknike:
Distanca: 20km
Disniveli:+1000m/lmd,-1000m/lmd
Kohëzgjatja:6h
Pjesëmarrës: 170
Udhëheqësit: Osman Uka, Deni Hameli, Sadik Shporta, Fahmia Drda, Musli Mehmeti