Çaste me poeten ;Ganimete Jakupi Demiri

0

EMIGRANTI

————————-

Sa emër i rëndë pa identitet kombëtar,

Të quajnë emigrant ndonëse je shqiptar,

Të shohin me tjetër sy në vend të huaj,

Njerëzit nuk e dinë identitetin tuaj…

Sa të dhemb shpirti nga ky emër,

“Halë në sy” je për çdo rast,

Të quajnë të huaj me paragjykim,

Edhepse ke një identitet je si jetim.

Sa herë zhgënjehesh nga jeta plot halle,

Nga barrierat e ndryshme që të dalin para,

I detyruar të kapërdishë edhe padrejtësitë,

Duke shpresuar për një jetë më të mirë.

Sa herë të zuri nata pa bukë e ujë,

Mbete strehëve si një I huaj,

Në mëshirë të fatit një të ardhme kërkoje,

Si emigrant punët më të ndryshme punoje.

Identiteti yt tani ka emrin “Emigrant”,

Një jete po të punosh e të jetosh,

Edhe nëse merrë një shtetësi tjetër,

Emri yt “Emigrant” ka për të mbetur.

/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *