E diela poetike me poeten :Valbona Hadri
Ti
———————
Nuk më njeh se si dukem
Por me të dëgjuar
Gjykon dhe vlerëson
Pa u bazuar në fakte
Ti që asnjëherë nuk arrite ta përjetosh
Ëmbëlsinë e buzëqeshjes sime
Mbetesh në paranojë.
Ti që vetëm shkruan dhe dhimbjen shpirtnore
E nxjerr me mllef nga zemra
Nuk e ke e kuptuar kurrë të vërtetën.
Ti që thua e bëra atë me imazh ndriçues
Dhe fshehësh pas kërkesës së njëjtë
Pa ofruar asnjë mundësi shprese e ke gabim.
Ti, ato që i more nga pamjet parajsore
Dhe po vlerësohesh sot
I ke dhuratë që shkrove
Për madhështinë e hyjneshës në fron.
Ti , kujtohu dhe vepro si të duash por
dashuria që ta pushtoi zemrën
Të dha vulën e të qenurit njeri me vlerë.
Valbona R.Hadri
10.06.2021