Nënstacioni i fshatit Gjonaj sot,përfitoi një automjet të ri në vlerë prej 120 mijë euro

0

                  Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Faruk Dakaj sot e vizituan Nënstacionin e ri të Zjarrfikësve në fshatin Gjonaj. Me këtë rast, po ashtu do të promovojnë edhe furnizimin e Brigadës së Zjarrfikësve me një automjet të ri për zjarrfikës i cili  sot u dorëzuar në  këtë nënstacion e që vlere tij kap  lartësinë prej 120 mije  euro.

Kryetari  Haskuka  tha se  sot,  po  përurojmë  edhe këtë nënstacion e besojë  së shpejti do ta  përurojmë edhe nënstacionin e  Reqanit. Kurse tashmë këtu  kemi sjellë edhe një   automjet  tërësisht  të ri. tha  kryetari Haskuka. Derisa drejtori  Faruk Dakaj, pohoi po sot  po përurojmë këtë nënstacion, kurse së shpejti e përurojmë edhe  ate  në  Reçan, kurse për  vitin që  vije  kemi  planifikuar edhe një nënstacion të ri ta hapim në  Lubizhdë. Kurse ai tha se   edhe pse temperaturat janë të larta   zjarre kemi  por  jo  përtej    shifrave  të  viteve paraprake. Përderisa ai ka  njoftuar  po  ashtu edhe  faktin se  një pjesë e  këtij objekti është shfrytëzuar nga  policia dhe tashëm  do të  gjejnë nj  gjuhë  dakordimi dhe këto hapësira  do të lirohen për  nënstacionin  e zjarrfikësve. Tani  Prizreni këtë vit   ka rritur numrin  zjarrfikësve nga 22  në  55 dhe  kushti   fillimi i nënstacioneve  të reja  do të jetë në shërbim të mbrojtjes nga zjarret./Rtv Besa/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *