Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 5:05

0

Falja e përvitshme që bëhet në festën e Kurban Bajramit këtë vit do të fillojë në ora 5:05. Këtë e ka bërë të ditur Sabri Bajgora, drejtor i institutit për hulumtime dhe studime islame në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova. Bajgora i kërkon besimtarëve që të vijnë pak me herët në xhami para faljes së Kurban Bajramit.“Namazi i sabahut do të nisë  në 4:31 kurse bajrami falet në ora 5:05 andaj besimtarët duhet të jenë në xhami pak minuta më përpara”.Ai po ashtu ceku se këtë vit janë rreth 6 mijë e 700 kurbana dhe se ekipet e Bashkësisë Islame janë të gatshëm menjëherë pas faljes së bajramit.“Përafrisht  janë 6 mijë e 700 kurbana qe zakonisht prehen. Ekipet tona gjenden në teren qysh pas faljes së Bajramit do të startojmë me shpërndarjen e mishit”.Kurban Bajramit këtë vit nuk mund të falet në Haxh përveç atyre personave që jetojnë atje, për shkak të masave anti-covid. Për më shumë se si do të shpërndahen kurbanët dhe se si do të falet namazi i Kurban Bajramit shikoni intervistën e plot të Sabri Bajgorës në “Info Magazine”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *