Flamuri i Kosovës ulet në gjysmë shtizë në nder të viktimave të aksidentit në Kroaci
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2021/07/flamuri-aksidenti-780x439-1.jpg)
Flamuri i Kosovës është ulur në gjysmë shtizë për aksidentin tragjik që ndodhi të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.Në nderim të viktimave të aksidentit që tronditi vendin, presidentja Vjosa Osmani ka shpallur këtë të hëne ditë zie.Vetëaksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours” po udhëtonte nga Frankufurti drejt Prishtinës.Të dielën rrugën për në Kroaci mori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij.Ai vizitoi të lënduarit të cilët po trajtoheshin në spitalin në Slavonski Brod.Ndërsa mëngjesin e kësaj të hënë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla ka treguar se dy nga personat e lënduar gjenden në mjekim intensiv e që njëri nga ta është në gjendje më stabile. E dhjetë qirinj që simbolizojnë dhjetë jetët e humbura në aksidentin në Kroaci u ndezën pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë mbrëmjen e së dielës. /Telegrafi/