Thikatarët dhe briskaxhinjët e Prizrenit dikur të njohur përtej Ballkanit

0

                             Për shpatarët e dikurshëm argjendari Bashkim Tejeci, tregon se  atëbotë 
bëhej një  bashkëpunim i mirë  mes  ustallatarëve të  shpatave dhe  argjendarëve.
Kështu siq  kam njohuri unë  shpata më të njohura të komandantëve  të  kësaj periudhe
si në  Gjermani, Francë e deri në  Indi,ishin argjendarët   prizrenas  që I praronin
dorëzat me filigran. Një  shpatë e këtillë  gjendet edhe  sot në Indi kun në muze 
thuhet se “Shapata  është  punuar në Prizren”.Kjo tregon se dikur Prizreni ishte 
vendi  i njohur  për të mos thënë më i njohuri i zejes së shpatave dhe  filigranit”Tregon ai. 
Mirëpo nga  i gjithë ky prodhim i madh i armëve tani në Prizren nuk ka mbetur asnjë  prodhues i shpatave së paku as për tregun turistik. Kurse të gjithë këto fakte edhe tashmë e studime sadoqë janë  të shkruara  copëza,  nëpër  fletëza historie kanë  mbetur të  heshtura .Kurse  ende në  qytet ka  dhe vazhdon të  tregohet se ishin ato  familje prizrenase  që e mbajnë mbiemrin Shpata,.apo jatagani  dhe ishin  prodhues të njohur të shpatave të Prizrenit. Derisa plaku Adnan Morina, tregon se ka dëgjuar nga  babai i tij i cili ishte  në  Siri si jesir/rob lufte/,  dhe ishte  kthyer
 , nga atje tregon se atje kishte pa se shumë nga kapedanët e atjeshëm  shpatat i kishin pas nga Prizreni. Tash  ko zeje  ka mbetur  vetëm një  histori e këtij qyteti   Dikur  Prizreni  ka pasur  dhjeta  dyqan e punëtori të  thikave e e briskaxhinjë.
Por tash ato mbeten  vetëm nga një punëtori një e thikave ajo e  Xhemajli Hoti.  i cili
vazhdon të  prodhojë thika dhe  briskaxhiu Shdan Shilik. Thiktari Hoti  nuk dëshiron  të  flas
shumë  për gazetë sepse  siq  po e shihni tha  edhe kjo zeje  po shkon drejtë  shurajes  edhe për faktin se  s’kemi asnjë  subvencion dhe puna domosdo se ka  ra, tash janë  dy  faktor
së  pari tash  prodhuesit e botës  kanë  vërshuar  Prizrenin dhe së  dyti çmimet e e tyre janë
të ulta e kjo neve  asesi nuk na jep mundësi të  punojmë. Briskaxhinjtë po zhduken kjo  tani më është ditur  botërisht.Prizreni,dikur qendër  e njohur Ballkanike tani është  duke  u shëndruar në një  qytet të zakonshëm. Dikur në Prizren kishte 173 briskaxhinjë, kurse në vitin 1943 briskaxhinjtë e
Prizrenit patën themeluar koperativën e parë në Ballkan. Ata ishin ndër
zejtarët e parë të këtij qyteti, ndërsa për “esnafllëkun” e tyre dëshmon vetë
çarshia e vjetër e shekullit  XVI. Brisakxhinjtë në Prizren u
shuan  kur me dekret mbretërie u ndalua prodhimi i armëve,gjegjësisht
i shpatave  të njohura  për kohën e tyrë. Të gjithë ata filluan
pastaj punën e brisakxhinjëve. Dikur  konsiderohej i pasur  prizrenasi për faktin se çfarë
brisku  mbante. Selman Gashi , 94 vjeçar, pohon se dikur prizrenasit dinin
të shfrytëzonin më së miri bagëtinë. Së pari  e shfrytëzonin mishin e
tyre, kurse kokën e  bagëtive si të  vjetave, lopëve
apo buajve e buallicave, e shfrytëzonin  brirët për  briska,
mishin e  kokës  për  një ushqim special shekullor  që
e quanin paqë, lëkurën përpunonin e regjnin, ndërsa në Prizren, si i
vetmi  qytet në  Kosovë  që e përpunonte lëkurën, edhe sot
e kësaj dite  është lagja me të njëjtin
emër ‘Tabahane”. Për  briskun përdoreshin brinjtë e dashit, buallit,
kaut,  por në raste të veçantë edhe briri
i kaprollit. Briskangjinjtë e lashtë të  Prizrenit prodhonin
shumë  lloje brisqesh, po përmendim disa prej këtyre: brisk shortimi,
brisk për mësysh, brisk për brinjë, për bostan, dardhë, brisk xhepi,
brisk shkodran që paraqiste dekorime dhe ishte për qytetaret më të pasur, brisk
Shkupi e kështu me radhë. Emrin e merrnin më shumë për shkak të shërbimit që
kryenin ata. Në  gjysmën e shekullit të  XIX në  Prizren dalloheshin
këta  brisakxhinjë: Jakup Goga, Osman Brina, Jahja Skajo, Shuaip Biçakçi,
Xhelo Nane, Shaban Nakqe,Nuredin Shiliku,Refki Dauti,Jahaja Kasimbeg, Sylejman
Gashi, Haki Luma, Beqo Kaqamaku, Qazim Kusho, Ahmed Topus, Ahmed Gorali, pastaj
vëllezërit Ukallo, Nijazi Shipkovica, Bajram Guzhda, Kadri Qyse, Isa
Maqiteva,Ramiz Çato, Aqif Topoçi  e shumë të tjerë.

     Nga të  gjithë këta, që dikur ishin 173, pastaj  u zvogëluan në 70
punëtori tani  më shumë se një dekadë  janë vetëm dy dyqane,  ai  familjes së Ali Shilikut
dhe  familjes Hoti.  Ai  vazhdon të mbijetojë në rrugën  e “Farkatarëve”. Punëtorët e  kooperativës së
briskaxhinjëve, në vitin 1948, të përbashkuar   themeluan fabrikën e  njohur prizrenase në gjithë 
Evropën  “Famipa”. Shadan Shilik, i vetmi nga katër vëllezërit, mbanë  dyqanin  pranë Teqes së Helvetit.
“Besoni këtë  zeje e mbajë pak prej zorit, pak prej  amanetit të  babës tim. Edhe djalit tim ia kam lënë
emrin e babait tim, Ali. Ai tani i ka  jo më pak se 16 vite dhe ende asnjë ditë nuk ka ardhur në dyqan.
Shpesh e pyes pse?! Ai pohon se këtë zeje nuk e dëshiron. Besoni se Kina na  ka  dëmtuar  të gjithë
brisakxhinjëve kudo të janë në Kosovë. Dikur kemi përftuar vetëm nga  mprehja  e brisqeve, kurse tani
më  vetëm 1 euro marrin 12  thika,  u thefshin thika, nga  Kina. Edhe  familja  Hoti edhe  familja Shilik
ende shpresojnë se  komuna e  Prizrenit  d të bjë të pamundurën ta ruajnë këtë zeje. Pra, se paku
këta të kenë një përkrahje morale  edhe ndonjë  subvencion thanë ‘’QendraPress’’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *