Vargje plot dhembshuri nga poetja;Bukurije Buçpapaj

0

O bir si të jetoj pa ty…

.( kushtuar Genti Nikçit qê sot do tê festonte 9 vjetorin e ditëlindjes , por vdekja e mori në kthetrat e saj.)

“””””””””””””””

Si te jetoj o Gent pa ty.

Sot ta kishim festua 9 – vjetorin.

Ketē ditė kemi veç lotē nē sy.

Bashkë me axhët vllaznit , nanên.

Të erdhëm te varri

Dheu i zi të ka mbulua .

Trupin tan të njomë .

Po qysh jetën me jetue.

Kurrë ma babë s’ki mem thanë.

“”””””

Nana jote te varri ka shku.

Mbi ty asht ra e pêrvëlume.

O bre bir vllaznit e tu

Krejt zemrën ia kie shkrumue.

“”””””””

Në kujtim tanin more Gent .

Baba gurrën e ka ndertue.

Me pi uje edhe zogi n’rrem.

Emni yt mos me u harrue.

“””””””””

O moj vdekje e ran m’je,

Po si ma more bimën e zemrës.

Gjynah trupi me iu kalb n’dhe.

Shpirtin ia copëtove nanës.

“””””””””

Videon tane sot kur e pash.

Zanin e amel ta dëgjova.

Nga malli jot ma nuk pash.

E krejt mbi krye me ra toka.

“””””””””””

Letren e shokut që ia dergove.

Në spital kur ishe i shtrirë.

O kete zemer ma shkrumove.

Djali jem o engjell o bir.

“”””””””””””

Deka e evladit koka e ranë.

Kurrë mos e provoft kush.

I djeg babê e nanë.

E dhimbjen s’munet me ia hjek askush.

GENTIT:

Me dhimbje ia kushtova :

Besa fort lotova…

AUTORE:

Bukurie Buçpapaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *