Përkujtohet 1- Vjetori i vdekjes së Subi Pasuli nga Kryesia SHKA’’Agimi’’
Sot, me rastin e 1 Vjetorit të shuarjes së ish kryetarit të SHKA’’Agimi’’ dhe veprimtarit të madh te jetës kulturore Subi Pasuli, Kryesia e SHKA’’Agimi’’ e përkujtoi duke i vendosur buqeta lulesh dhe duke mbajtur fjalë përkujtimore nga kryetari i nderit të kësaj shoqërie Kadri Skeja. Ai tha se’’ Koha mbretëresha e universit,në kojë Subi Pasuli la gjurmë të pashlyeshme ,krahas angazhimit të vazhdueshëm në zhvillim dhe krahas angazhimit të vazhdueshëm dhe zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë prizrenase.’’Pastaj ai ka folur për angazhimin e Subiu në të gjitha sferat , kur ‘’Agimi’ ishte shkollë universitet e gjithçka tjetër sepse Subiu ishte njeri më vizion dhe personalitet i çmuar, Fal atij sot kjo shoqëri ka edhe shtëpinë e vet, Subiu mbahet mend në Prizren si një personalitet i madh e dashamirë i artit e kulturë së Prizrenit,, Ne emër të familjes së Subi Pasulit falënderoi i biri i tij Nderim Pasuli duke pohuar se ju po bënë një nder jo vetëm ndaj babait tim por ndaj kulturës në përgjithësi,. Ky përkujtim duke ju falënderuar juve është bë kaq madhështore tha ai Në këtë përvjetor ishin e dhe Liman Asllani kryetar i Klubit të Afaristëve, drejtori i Shtëpisë botuese’’Fidani’’ Berat Batiu, shkrimtari Salajdin Krasniqi kryetari aktual i SHKA’’Agimi’’Festim Bytyçi e të tjerë ./qendrapress