E diela poetike me poeten:Fatime Kalimashi
NATËN KUR TË VIJ
————————————-
Më prit një natë kur të vij në ëndërr
Do të ta prish gjumin ngadal
Të të pëshpëris në mesnatë
Bashkë me ëndrrën si në përrallë
Ajo natë mos të mbarojë kurrë
Le të mbetet e paharruar
Nga një princeshë idealesh
Një kujtim përgjumshëm zgjuar
FK
30. 7. 20