E diela poetike me poeten;Shpresa Gashi Zurnacı
SHPËRNGULJE PLAGË E RËNDË
————————————————-
Zemrat e nënave shqiptare
U helmuan disave po thuajse edhe sytë ua verbuan
Prej pikëllimit të fëmijëve të vet
Që u larguan nga vendi përjetë
Tash ky vend gjëmon bërtet
Kosova nënë theret bijtë e vet
Përse u larguat nga ky dhe
Nga më e shtrenja e juaja fole
Përse vallë nuk e di?
O jo nuk e di
Mbeten shumë familje pa femijë në shtëpi
Nëna loton në çdo skaj
Si pika shiu janë lotët e saj
Zemër e thyer për secilin njeri
E shkaktar kryesor është largimi i të shtrenjtës rini
Pse nuk lini trëndafilin e qetë të lulëzoj?
Pse nuk lini të riun ëmbël të ëndërroj?
Më fal oj nëna ime më fal
Shpeshherë me thoshe kot puno
Tani punoj oj nënë punoj
Po në dhe të huaj si skllave o nënë!
Punoj që së paku të kemi bukë për të ngrënë
E mos t’i dëgjoj fëmijët duke qarë
Ma bën hallall oj nënë
Se kur të kthehem ndoshta s’do të gjej
Por vetëm varrin te mbuluar me bar
E pyeta edhe tokën
pse je kaq e molisur
Ah kjo tokë e zezë
frymën po ma zë
Djemtë kur po më ikin
O sa fort më dhëmb
Gjithsesi do të kthehemi një ditë
Në vatrën tonë në vend ku jemi rritë
Shpresa Gashi Zurnaci