LARTËSIVE TË JETËS

_________________________________

Shpesh jam rrëzuar por prap jam ngritur

Kurrë nuk kam pasur frikë nga lartësia

Edhe si fëmijë mbi çdo shkëmb jam ngjitur

Jam ngjitur majave të bjeshkëve të mia

Shpesh më ka shpëtuar dora jote a artë

E unë as sot nuk kam frikë nga lartësia

As natën kur hëna është lart shumë lart

Kur ëndrrave fluturoj mbi bjeshkët e mia

E frikë nga lartësia nuk kam unë as sot

As netëve plot mallë kur shkruaj poezi

As ditëve plot halle nuk brengosem dot

Edhe nëse do t’më ngrisin mua në lartësi

Përtej poezisë tek ti do kthehesha me vrap

Edhe nëse do t’më ngrisin në lartësi mua

Se edhe po u rrëzova do të të them prap

“Unë nuk di të shkruaj, unë vëtëm të dua”

———————————————————————————-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *