Epidemiologu Rizvanolli: Varianti i ri i quajtur “MU” mund të paraqitet edhe në Kosovë – s’jemi të mbrojtur

0

                                          Epidemiologu Sinan Rizvanolli ka thënë që edhe Kosova mund të rrezikohet nga varianti i ri i COVID 19 i njohur si “mutacion i dyfishtë”.“Për shkak të lëvizjeve të njerëzve shumë të mëdha për një kohë të shkurtër mund të paraqitet në Kosovë dhe ne nuk jemi të mbrojtur nga ky variant”.Rizvanolli në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që ky variant është 70 përqind më i transmetueshëm se variantet e tjera.“Varianti i ri i cili së pari u paraqit në Britaninë e Madhe dhe në disa shtete të tjera është 70 përqind më i transmetueshëm se varianti i mëparshëm. Ky i ka 17 ndryshime potenciale antigjenike në strukturën e vet”.“Për nga forma klinike nuk e di, për atë e dinë më mirë e dinë klinicistët a është më i rrezikshëm, por më i transmetueshëm është. Varianti MU është më i transmetueshëm dhe mund t’i rrok edhe ata që janë të vaksinuar, por nuk është e rrezikuar jeta e tyre”, u shpreh tutje ai.Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se po monitoron një variant të ri të koronavirusit të njohur si “Mu”, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi në muajin janar.Ky variant që mban emrin shkencor B.1.621, është klasifikuar si një “variant me interes”, tha organizata.Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e përcaktojn një “variant me interes” nëse të dhënat gjenetike të virusit ndikojnë në transmetimin, diagnostikimin, terapinë ose përgjigjen imunitare.OBSH-ja tha se duhet më shumë studime për të ditur më shumë për këtë variant, por sipas zyrtarëve shëndetësor ai ka mutacione që tregojnë për një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.Në gjithë globin ka një shqetësim për shfaqjen e varianteve të reja të koronavirusit pasi numri i të infektuarve po shënon rritje për shkak të variantit Delta të koronavirusit i cili është shumë më ngjitës.Numri i të infektuarve po rritet në mesin e personave të pavaksinuar dhe në rajonet ku masat kundër pandemisë janë lehtësuar.Të gjitha viruset, përfshirë SARS-CoV-2 që e shkakton sëmundjen COVID-19, ndryshojnë me kalimin e kohës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *