Spitali i Prizrenit nis funksionalizimin e Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur takimi i parë i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore, duke shënuar nisjen e funksionalizimit të këtij mekanizmi institucional.

Komiteti udhëhiqet nga Dr. Shefki Xharra si kryesues dhe përbëhet nga Burbuqe Gashi, Lumrim Murtezaj, Sevim Brina, si dhe zyrtari/koordinatori për cilësi dhe siguri të shërbimeve shëndetësore Esat Qovanaj. Në takim mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv Osman Hajdari.Sipas njoftimit, në rend dite u prezantuan anëtarët e Komitetit, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe u diskutua zbatimi i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (SMC).Kryesuesi i Komitetit, Dr. Shefki Xharra, theksoi rolin mbikëqyrës të këtij organi në monitorimin e planeve institucionale dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.Zyrtari/koordinatori Esat Qovanaj prezantoi përgjegjësitë e tij në koordinimin e SMC-së, monitorimin e standardeve operative dhe raportimin tek organet kompetente dhe Ministria e Shëndetësisë.Drejtori ekzekutiv, Osman Hajdari, vlerësoi angazhimin e Komitetit dhe theksoi rëndësinë e funksionalizimit të plotë të sistemit të cilësisë si prioritet institucional, me qëllim rritjen e sigurisë së pacientëve dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore.Në përfundim të takimit u vendos që Komiteti të mbajë takime të rregullta mujore dhe të përgatisë raporte periodike me rekomandime për përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve./QendraPress/