Armend Mehaj, ngushëllon familjen e Major Spahiut
Armend Mehaj,Ministër i Mbrojtjes , sot pas vdekjes se veteranit të UÇK- së dhe pjesëtarit të FSK-së ngushëllon familjen e Major Spahiut. Ai ne faqen e tij zyrtare ka shkruar:
‘’E dashura familje Spahiu,
Të nderuar bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të major Agron Spahiut,
Me dhembje të thellë morëm lajmin me rastin e ndarjes nga jeta të Major Spahiut. Andaj, ju shprehë ngushëllimet për humbjen e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe për ne si institucion e shoqërinë tonë në përgjithësi.
Major Spahiu, si patriot e luftëtar i UÇK-së dhe si ushtarak profesionist i TMK-së e FSK-së, dha shumë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së dhe vendit në përgjithësi.
Ai, si lider, reflektoi edhe me karakterin dhe personalitetin e tij moral dhe profesional, si shembull i ushtarakut me dinjitet e integritet të lartë. Në këto momente të vështira për familjen dhe kolegët, jemi pranë tyre dhe bashkëndjejmë në dhembjen e madhe për të.
Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën dhe veprat e major Agron Spahiut!’’