Çaste poetike të së shtunës me poeten;Ganimete Jakupi Demiri

0

KUR SHPIRTI KËNDON

  &            &                 &

Sa melodi në shpirt më trazojnë,

Saherë që këngët e bukura dëgjoj,

Shpirti këndon hiq pa ndal,

Në këtë mërgim sa ndjej mall.

Sa herë eci rrugëve e vetmuar,

Vetëm meloditë e shpirtit duke më shoqëruar,

Notat muzikore nga më të ndryshmet,

Që shërojnë plagët e çdo dëgjuesi.

Ehhh kur shpirti këndon bën mrekulli,

Gjithçka shërohet si me magji,

Gjithmonë njerëzve të mirë iu këndon zemra,

Edhe nëse në shpirt kanë mijëra brenga.

Shpirti këndon nga lumturia,

Ndonjëherë edhe nga mërzia,

Veç te kënga e gjen prehjen,

Aty shpreh gjithçka si ndjehet.

Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër/www.qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *