E diela poetike me poeten:Kimete Durmishi

0

Shtegëtimi

——————–

Duke ecur pas hapave të ikjes

pa u ndalur askund

Ku këmbët më shpien nuk e di

eci me koken ulur

me vete duke e bartur mallin

pēr atdheun e pushtuar

Po shtegëtoj në një vend të huaj

Po ku as unë nuk e di

Këmba ime jashtë atdheu kurrë nuk ka shkelur

Po eci rrugëve të botës

nuk e di a ka më kthim nga ky shtegëtim

Nga më udhëzojnë udhët andej po shkoj

Po rrugët sjellin vetëm rrugën

e nuk paskan mbarim

Në skaj të botës e përgjysmuar arrita

pa asnjë shpresë

Palova dhimbjen bashke me mallin

Ktheva kokën mbrapa disa herë gjatë gjithë ikjes

Pash diellin për herë të fundit që ngadalë rrokullisej në përēndim

Perëndimi i fundit i diellit në sytë e. mi

I largët nga qyteti im

A thua të mjerët e qmendur tokën

tone dojnë ta përbijnë

A do të gjejë ndonjë thërmi dheu

kur të kthehem përsëri

Isha shumë e pa fuqishme të tē mbroja nga bishat o vendi im

Në asnjë qiell më hënën nuk e pashë te shëndriste me bukuri

Dhe dielli lindi më ndryshe e pa rrezatim

Jo mē kurrë si ne atdheun tim

Ajri me lotët e pshtjelluara

i rënduar e gati pa oksigjen

Dalë ngadalë ndër vite

në një shtet tjetēr po mbes

K.D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *