Çaste poetike me poeten:Fatime Kalimashi
SHQIP FRYMOJ
—————————–
Gjaku im është shqiptaria
Atje prej nga i kam rrënjët e mia
Në Atdhe që prej të parit
Jam rritur me besën e shqiptarit
Besa ime është flamuri
Është gjuha që na bashkon
Në fjalë e besë lidhet burri
Besë e nder i kemi zakon
Rrënjët i kam nga shpirti e zemra
Flamurin e kam gjak n’damarë
Fjalë e besë kam shqiptarinë
Për Komb e gjuhë kam krenarinë
FK
29. 9. 2021