DY PESAT E JETES TIME….

_________________________

I vura dy pesa në garë sot,

Çuditshëm ecnin të dyja në krah.

Ti ndaja ne dy nuk munda dot,

Ti bëj një dje e një sot, vërtet nuk munda….

I vura të dyja ballë për ball,

Ngjanin si binjake me një placentë.

S’di pse me kthyen nostalgji e mall,

Më thoshin, ne jemi jeta jote vetë….

Njëra buzëqeshte dhe sytë i ndrinin,

Tjetra s’di pse kokën uli poshtë,

Veç, në sytë e mi të dyja farfurinin,

Më thoshin s’do ndalim. As ti mos u mposht…

As vete se kuptova pse i desha atë çast!

Vallë pse me të dyja u dashurova?

Kur njëra gëzim tjetra trishtim mbartë

Thua janë krejt vitet që deri sot jetova?!

Dhe nisa me pas ti ndaja në muaj

Ne ata që bën dritë ,por që dhe zemra mu sfilit,

Përsëri çuditshëm mu bën si të huaj

Prap s’me dilnin fare mirë llogaritë…..

Eee thashë me vete ,ndaji thjesht në javë,

Në ato që të bënë të fluturosh vërtetë,

Dhe pse janë dy pesa brenda kanë e mbajnë

Ditet kur ti qeshe dhe gëzove në jetë…

Su mendova gjatë i ndava në ditë,

Në orë, minuta e sekonda pa fund,

Në çastet kur shpirti e zemra mu përtërit,

Në ditët kur dhe pa frymë jetova unë…

I lash prap të dyja të rrinin në krah,

S’kanë pse garojnë dy PESAT e mia.

Eshtë e fundit herë që do jenë kaq pranë

Qoftë nga mërzita ose nga dashuria….

PESAT s’më bëjnë të numerojë vitet në jetë

Sepse jetë nuk janë DY PESAT E Mia,

Eshtë vrulli që merr dita ndonjëherë vërtet

Jane çastet kur qesha me lot nga lumturia…

Anila Kodra Kotroci

Ancora Io… 08/10/2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *