Krasniqi: Populli mund ta presë vitin e ri në terr, s’di qysh rrinë ministrat kaq shlirë

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar edhe disa reduktime të rrymës që kanë filluar në Kosovë teksa ka drejtuar akuza drejtë Qeverisë së Kosovës. Krasniqi ka thënë se ai e ka paralajmëruar qeverinë për krizën energjetike porse nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga ana e tyre.“Unë kam folë për energjinë dhe krizën që ka me na qit për vitin e ri. Sot e kësaj dite, nuk e di a e kanë lëshu një deklaratë për këtë çështje dhe për një dimër të ftohtë. Sot nuk është asnjë shqetësim për Qeverinë kjo punë. Çështja e energjisë për ata që kanë lexu tituj ndërkombëtar, në gusht e kanë ditë për probleme që po na presin dhe u dashtë të marrin masa’’, tha ai në Rubikon. Tutje, Krasniqi ka shprehur brengën e tij se reduktimet e rrymës mund të kthehen si kanë qenë në vitin 2008.“Ajo që pritet janë restriksionet e rënda dhe do të rikthehemi tek racionimi i energjisë që se kemi pasë që prej vitit 2008. Sdi qysh mujnë me nejt ministrat kaq shlirë e mos me bë asgjë.’’, tha ai.“Shihet që s’ka koordinim as me prodhues e as me furnizues’’, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *