Krasniqi: Me Totajn në Prizren, mori fund keqqeverisja katër vjeçare

0

Shaqir Totaj, kryetar i zgjedhur i Prizrenit priti sot kryetarin e partisë. Atje, Memli Krasniqi, i pari i PDK’së tha se shkoi për të uruar kryetarin e ri të qytetit.Sipas tij, me votën më 14 nëntor, prizrenasit i dhanë fund keqqeverisjes së VV’së me në krye atje Mytaher Haskukën.Memli Krasniqi e quajti Prizrenin “kryeqytetin tonë historik e kulturor”“Ka ardhur koha që modeli zhvillimor qeverisës i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathët, e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj”, tha Krasniqi.“Në kryeqytetin tonë historik e kulturor, sot erdha për t’i uruar punë të mbarë kryetarit të ri Shaqir Totaj dhe për të falënderuar përsëri qytetarët e Prizrenit, të cilët e rikthyen besimin në Partinë Demokratike të Kosovës, duke i dhënë fund stagnimit dhe keqqeverisjes katër vjeçare”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *