E diela poetike me poeten;Brixhilda Dede

0

Imazhi i lumturisë

—————————————–

Ne një dite te zakonshme dua, monotonisë ti largohem.

Me lirinë e mendimit udhëtuar,

shkujdesshme një jete te tere te jetoj.

Ne nje dite dimri, te përjetoj vëren dua,

Me një varke ne Venecia bashke te lundrojmë.

Kur muzgu i vone te bjere shtruar,

mbi gjethe vjeshte përqafuar ty

zbathur rrugës, te shkojmë.

Ne nje nate te zakonshme, numëruar yjet

Gjumi, mbi prehrin tënd kuvenduar deri vone t’më kaploje.

Agu, te trokasë si gurgullime e një lumi.

E pafajshme, lëndinës te rend e t’këndojë.

Ne një dite te zakonshme, me fal nje dhurate te pa vlere

Dhe me pas si zhurma e përroit,

me merr ne krahë e ledhato.

Njerëzit do te përplasen si ujerat e ftohta mbi shkëmbinj.

Ne, ndihem vetvetja e jon’.

Si ujerat derdhen te qeta ne det.

Me një puthje e ledhatim trëndafili mbi fytyre,

nga imazhi enderimtar, me zgjo.

Ne një dite te zakonshme shprese, lumturie.

Imazhi i sinqeritetit me thotë,..Dashuro.

Brixhilda Dede @ 📖🖋️2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *