E diela poetike me poeten :Adelina Pali
UNË JAM BIJË E KËSAJ TOKE!
——————————————–
Një ditë …, e trishtuar lashë vendin tim.
Larg në dhe të huaj kërkova lumturinë…
Por aty më priste veç përbuzje, zhgënjim!
Një zë n’shpirt më thoshte: “mos harro Shqipërinë”!
Si shqipe fluturova, në atdhe u ktheva përsëri
Të jetoj, mes njerëzve të mirë në këtë dhe.
Tash zemra e shpirti më kanë gjetur paqe e qetësi.
Përjetë krenare, me ty i shtrenjti im atdhe!
Jam bijë e kësaj toke që quhet Shqipëri.
Adhuroj gjithçka që ajo ka dhuratë prej zotit…,
Fushat, malet, detin, qiellin, diellin, çdo histori.
Adhuroj të bukurin flamur dhe përkrenaren e tij!
Sa keq më vjen, kur të shoh të përgjunjur.
Të lutem çohu në këmbë, ti Atdheu im…!
Me këta vajza trime e djem heroj, ti mundesh…, mundesh me e vallëzuar flamurin sërish, të kam besim!
– ADELINA PALI –