UNË EDHE TI

—————————

Rrugës më dole edhe më fole edhe të fola,

Faqen më preke edhe të preka edhe u dogja,

Ngrinë fjalët edhe mendimet edhe psherëtimat,

Shkrinë akujt, u veshën lëndinat çelën trëndelinat.

Po guxim nuk pate edhe nuk pata edhe shkuam,

Të thosha një fjalë të thoshe një fjalë nuk guxuam,

Brenda meje edhe brenda teje u flakëruam,

Bora në buzë edhe gjaku ndër dejë u ngatërruan.

Dëshirë e çmendur edhe më erdhi edhe të erdhi,

Krahëve të tu edhe krahëve të mi të kridhej dreri,

Përqafuar të rrinim edhe të pinim edhe të flinim,

Natën me qasje edhe me ngasje të dy ta gdhinim.

Po unë kam ftohtë edhe ti po ngrin në vetmi,

Se pse kam ndrojë edhe ke ndrojë po zjarr në gji,

Unë jam me ty e ti me mua në shtratet bosh,

I shkrimë akujt i dogjëm flakët i derdhëm në kosh.

Ditës së ftohtë e natës së errët kam një hyjni,

Bie me ty edhe zgjohem pa ty në shpirt më rri,

Në sy s’më sheh në sy s’të shoh edhe zemra gufon,

Në ëndërra më vjen edhe më zgjon më tjetërson.

N. Baduni 24.11.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *