Çaste poetike të së shtunës me poeten:Anila Kodra
HESHTA KETE MENGJES ….
—————————————
Mëngjes tani,dita nis ,ngadalë merr hapat,
Kudo kalimtare qe nen lotët e shiut nxitojnë,
Trotuareve fillojnë te shtohen trokitjet nga takat
Ecin,pa ndalur nga e sotmja me mire se dje kërkojnë ….
Mëngjes ,dhe unë diku aty mes turmës
Eci,dhe mendimet me çojnë te një DIKUR,
Te mëngjeset ,kur asnjëherë nuk ndihesha humbës,
Agimeve kur ditën e nisja si flutur ….
Një fllad sot ndryshe nga dje ,
Nuk është njësoj i ftohte qe ta mardh fytyren,
Sdi pse mendja udhëtoi me çoi atje
Por sot ,as lulet se kane si atëherë ,aromën dhe ngjyrën….
Çdo dite qe vjen ndryshon diçka ,
Dhe këtë mëngjes ndryshe janë njerëzit dhe lulet ,
Çdo dite tek ne ndryshon shumëçka ,
Dhe s’mund te kthejmë pas as kohen ,as vitet …..
Mëngjes dhe unë eci ,eci pa ndal,
Eci ne udhën qe quhet dhe mbetet rrugëtimi im,
S’di pse këtë mëngjes heshta,dhe nuk desha fjale ,
Heshta njësoj si lulet qe rrinë heshtur ne lendinë…..
Anila Kodra Kotroci